Eurokoha shpall konkurs: Agjent i shitjes
Shpallje
March 24, 2022 - 15:52
Konkursi mbetet i hapur deri më 4 prill 2022
Detyrat e punës për pozitën Agjent i shitjes:
- Promovon produktet e kompanisë dhe krijon shitje direkte
- Mban kontakte të vazhdueshme me klientë në lidhje me kërkesat e tyre
- Organizon promocione të vazhdueshme si element taktik për të rritur shitjen
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkpunime në grup
Kualifikimet:
- Përparësi kanë kandidatët që kanë eksperiencë pune në shitje së paku 1 vit në kategorinë e turizmit
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi
- Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative
Konkursi mbetet i hapur deri më 4 Prill 2022
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV me fotografi, në e-mail [email protected].
Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.