Martohet aktori i njohur i “Bashkallajk”, dasma bëri bashkë edhe kolegët e serialit
Showbiz
October 18, 2026 - 15:44
Mbrëmja e djeshme ishte e veçantë për aktorin Behar Nesimi, i njohur për publikun nga seriali humoristik “Bashkallajk”.
Ai festoi dasmën me Loreta Veselin, në një ceremoni ku nuk munguan muzika, vallëzimi dhe atmosfera festive.
Pjesë e kësaj nate ishin edhe aktorët e “Bashkallajk”, të cilët këtë herë lanë anash skenarin dhe iu bashkuan festës me këngë e valle.Për atmosferën u kujdesën Ganja me ProBand, ndërsa pamjet nga dasma tregojnë momente të bukura të çiftit mes familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Nuk mungoi as tradita e hedhjes së parave gjatë vallëzimit, me nusen që mori vëmendjen në fustanin e saj të bardhë.
