Rita Ora me fustan të zi transparent dhe mbulesë të madhe në kokë në premierën e filmit të bashkëshortit

Rita Ora me fustan të zi transparent dhe mbulesë të madhe në kokë në premierën e filmit të bashkëshortit

Showbiz October 16, 2026 - 10:07

Rita Ora u shfaq me një pamje ekstravagante në premierën e filmit “Klara and the Sun”, e mbajtur në kuadër të Festivalit të Filmit BFI në Londër.

Këngëtarja 35-vjeçare mbështeti bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, duke zgjedhur një fustan të zi transparent me dantella, fund të fryrë dhe një aksesor të madh në kokë.

Ajo pozoi në tapetin e kuq përkrah Waititit, si dhe aktoreve Jenna Ortega dhe Amy Adams, të cilat janë pjesë e kastit të filmit, shkruan DailyMail.

Image

Jenna, që interpreton personazhin kryesor, u shfaq me një fustan saten në ngjyrë ari, ndërsa Amy zgjodhi një kombinim elegant bardhezi.

Filmi “Klara and the Sun” rrëfen historinë e një vajze robote, e krijuar për të luftuar vetminë, e cila krijon një lidhje me një adoleshente në një të ardhme ku përparimet teknologjike kanë krijuar ndarje të thella mes njerëzve.

Paraqitja e Ritës vjen në një kohë kur këngëtarja është përfshirë në një çështje ligjore me ish-menaxheren e saj, Sarah Stennett.

Image

Kjo e fundit pretendon se kompanisë së saj i detyrohen rreth 3.2 milionë funte (rreth 3.7 milionë euro), për të ardhura nga turnetë dhe angazhimet televizive që, sipas pretendimeve, nuk janë ndarë sipas marrëveshjes.

Rita dhe Stennett i dhanë fund bashkëpunimit në vitin 2024, pas rreth 15 vitesh pune së bashku. Pretendimet janë pjesë e një procesi ligjor dhe nuk përbëjnë fakte të provuara. /telegrafi

 

Image