Selena Gomez tregon si të visheni me një ngjyrë nga koka te këmbët

Selena Gomez tregon si të visheni me një ngjyrë nga koka te këmbët

Showbiz October 15, 2026 - 20:03

Selena Gomez është shfaqur në mbrëmjen vjetore bamirëse të organizuar në sallën Hollywood Palladium në Los Angeles, ku ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje elegante, të dominuar tërësisht nga ngjyra e kuqe.

Këngëtarja dhe aktorja kishte zgjedhur një fustan pa rripa, të ngushtë pas trupit dhe të zbukuruar plotësisht me temina.

Modeli përfundonte pak poshtë gjunjëve, rreth mesit të pulpave, duke i dhënë veshjes një pamje elegante dhe të sofistikuar.

Pjesa e sipërme kishte një prerje të drejtë, ndërsa fustani ishte i mbuluar me temina, rruaza dhe kristale në nuanca të kuqe e argjendi.

Për ta kompletuar kombinimin, Gomez kishte zgjedhur këpucë elegante saten me majë të mprehtë dhe taka të larta, në të njëjtën nuancë të kuqe si fustani.

Aksesorët ishin më të thjeshtë, me vathë të varur me gurë dekorativë, një unazë dhe një byzylyk të hollë.

Flokët e saj të errët dhe të drejtë ishin lëshuar pas shpatullave, me ndarje në mes.

Ndërkohë, grimi përfshinte nuanca të ngrohta bronzi rreth syve dhe buzë në ngjyrë rozë natyrale, derisa thonjtë ishin lyer me të kuqe të errët.

Përtej paraqitjes së saj, mbrëmja kishte një qëllim bamirësie.

Rare Impact Fund Benefit është aktiviteti vjetor i fondit Rare Impact, i themeluar nga Selena Gomez në kuadër të markës së saj kozmetike Rare Beauty.

Një për qind e shitjeve totale të produkteve të Rare Beauty i dedikohet këtij fondi, i cili mbledh gjithashtu kontribute nga fondacione, individë, partnerë korporativë dhe komuniteti i markës.

Synimi është mbledhja e 100 milionë dollarëve për të mbështetur organizata në mbarë botën që punojnë për të zgjeruar qasjen e të rinjve në shërbime dhe edukim për shëndetin mendor.