Grabitet banesa e Kim Kardashianit në Kaliforni, arrestohet një 27-vjeçar
Një banesë në Hidden Hills, Kaliforni, në pronësi të Kim Kardashianit, është grabitur gjatë fundjavës, duke çuar në arrestimin e një personi, njoftuan autoritetet.
Një roje sigurie telefonoi policinë pak para orës 16:00 të së dielës për të raportuar grabitjen, sipas Departamentit të Sherifit të Qarkut Los Angeles. As Kardashian dhe as fëmijët e saj nuk ndodheshin në banesë, e cila aktualisht po rikonstruktohet.
I dyshuari, 27 vjeç, hyri në pronë përmes një dere anësore dhe më vonë u pa duke ngarkuar sende në një automjet, bëri të ditur departamenti i sherifit.
I dyshuari gjithashtu vodhi një makinë që ndodhej në banesë dhe dyshohet se e përdori për një xhiro, përpara se të arrestohej nën dyshimin për vjedhje. Mediat vendase, kanë konfirmuar se automjeti i përkiste një punonjësi dhe jo vetë Kardashian.
Kim Kardashian nuk ka bërë ende asnjë koment publik lidhur me incidentin.
A suspect has been arrested after allegedly breaking into Kim Kardashianës Hidden Hills estate, stealing valuables and fleeing in a staff memberës car. It remains unclear whether Kardashian was home at the time. pic.twitter.com/JXd9afb9Cx
— Breaking911 (@Breaking911) August 10, 2026