Eksploziv në derën e dyqanit të Noizy-t në Durrës

Eksploziv në derën e dyqanit të Noizy-t në Durrës

Showbiz August 08, 2026 - 15:41

Një sasi e vogël e dyshuar si lëndë eksplozive, e cila nuk kishte shpërthyer, është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në derën e një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.

Pas konstatimit të lëndës së dyshuar eksplozive, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. /telegrafi