Netflix sjell një gusht të pasur me filma dhe seriale të reja

Netflix sjell një gusht të pasur me filma dhe seriale të reja

Showbiz August 09, 2026 - 23:35

Muaji gusht sjell në Netflix një listë të pasur me filma dhe seriale, duke ndërthurur produksione të reja me rikthimin e disa prej titujve më të njohur të kinemasë dhe televizionit.

Në katalogun e platformës do të rikthehen filma të dashur nga publiku, mes tyre Clueless, Marie Antoinette dhe Party Girl, ndërsa shikuesit do të kenë mundësi të zbulojnë edhe produksione të reja në zhanre të ndryshme, nga drama e komedia te thrillerët dhe dokumentarët.Një prej titujve që pritet të tërheqë vëmendjen është My Brilliant Career, përshtatja e re e romanit klasik australian të Miles Franklin. Seriali, që debuton më 13 gusht, ndjek Sybylla Melvin, një vajzë të re që përpiqet të ndërtojë rrugën e saj dhe të mbrojë ambiciet artistike në një shoqëri që i vendos kufij të fortë grave.

Më 19 gusht rikthehet Love Is Blind: UK, me një sezon të ri që sjell një grup beqarësh britanikë në kërkim të dashurisë. Formati i njohur i reality-show-t i vendos konkurrentët përballë njëri-tjetrit në takime ku nuk mund të shihen, duke i detyruar të krijojnë fillimisht një lidhje përmes bisedave.

Gjatë muajit rikthehen gjithashtu seriale të tjera të njohura, përfshirë Tires, My Life with the Walter Boys dhe Outer Banks, ndërsa në listën e filmave të rinj përfshihet edhe thrilleri The Last House.

Më 28 gusht pritet The Whisper Man, një thriller kriminal me Robert De Niron dhe Adam Scott, i cili sjell në ekran një histori të mbushur me mister dhe tension.

Netflix nuk e lë pas as dokumentarin. Gjatë gushtit në platformë do të mbërrijnë produksione si Mourinho, që i kushtohet karrierës së trajnerit portugez José Mourinho, si dhe Freefall: A Reckoning for Boeing, që trajton historinë dhe polemikat rreth kompanisë së aviacionit Boeing.

Krahas premierave, në katalog do të rikthehen edhe filma si Annie, Elysium dhe disa tituj të serisë The Fast and the Furious, duke u dhënë shikuesve mundësinë të rishikojnë disa prej produksioneve më të njohura.

Ndër publikimet kryesore të muajit janë:

Më 13 gusht publikohet My Brilliant Career, më 19 gusht rikthehet Love Is Blind: UK, ndërsa më 28 gusht vjen The Whisper Man. Kështu, gushti në Netflix vjen me një kombinim të klasikëve të rikthyer, premierave të reja, serialeve të shumëpritura dhe dokumentarëve, duke ofruar një program të larmishëm për ditët e fundit të verës./KultPlus