Data e lirimit të Diddyt ndryshon pas përleshjes në burg

Data e lirimit të Diddyt ndryshon pas përleshjes në burg

Showbiz August 05, 2026 - 11:01

Sean “Diddy” Combs pritet të lirohet nga burgu më 20 shkurt 2028, pasi data e daljes së tij është ndryshuar sërish nga autoritetet amerikane.

Më herët ishte raportuar se ai do të lirohej më 24 janar 2028, ndërsa fillimisht data e parashikuar ishte edhe më e vonshme.

Sipas të dhënave të Byrosë Federale të Burgjeve në SHBA, ndryshimi i fundit nuk është shpjeguar zyrtarisht.

Ndryshimi i datës së lirimit erdhi pas një incidenti në burgun federal Fort Dix në New Jersey, ku Combs u përfshi në një debat me një të burgosur tjetër që më pas u shndërrua në përleshje fizike.

Oficerët e burgut ndërhynë për t’i ndarë dhe më pas Combs u vendos përkohësisht në izolim.

Sipas burimeve, ai u soll mirë gjatë dhe pas incidentit.Producenti dhe reperi amerikan po vuan një dënim prej rreth katër vitesh burg, pasi në vitin 2025 u shpall fajtor për akuza që lidhen me organizimin e transportit për prostitucion.

Përveç burgimit, gjykata i vendosi edhe një gjobë rreth 430 mijë euro, si dhe e detyroi të marrë pjesë në programe për shëndetin mendor dhe trajtimin e problemeve të lidhura me abuzimin me substanca.

Combs u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe krim të organizuar, për të cilat mund të përballej edhe me dënim të përjetshëm. 

Image