Street Party Prishtina rikthehet më 8 gusht me edicionin e shtatë

Street Party Prishtina rikthehet më 8 gusht me edicionin e shtatë

Showbiz August 04, 2026 - 16:54

Prishtina do të jetë sërish nikoqire e një prej ngjarjeve më të njohura urbane të verës, pasi Street Party Prishtina rikthehet me edicionin e shtatë më 8 gusht.

Përgjatë 10 orëve, nga ora 13:00 deri në 23:00, rruga “Fehmi Agani” – Kafet e Vogla do të shndërrohet në një hapësirë feste, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë performanca muzikore nga artistë vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë, si dhe të marrë pjesë në aktivitete artistike e kreative.

Në skenë do të performojnë Jetoni, Luk, Neritani, Adriani, Labaresha dhe Luna Skye.

Organizatorët bëjnë të ditur se hyrja në aktivitet do të jetë falas.

Ngjarja organizohet nga NXT LVL Events & Entertainment, me mbështetjen e WinMusic Freedom, nën patronatin e Komunës së Prishtinës dhe me përkrahjen e lokaleve të zonës së Kafeve të Vogla./Zëri