Koncert për gratë në burgun e Lipjanit, kënduan Leonora Jakupi dhe Asim Gashi
Sot në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, artistët e njohur Leonora Jakupi dhe Asim Gashi kanë mbajtur një koncert të veçantë për gratë e burgosura, duke sjellë momente të veçanta dhe atmosferë pozitive brenda kësaj qendre, njofton SHKK.
Sipas SHKK, “Ky aktivitet u realizua në kuadër të angazhimeve për organizimin e aktiviteteve sociale dhe kulturore, të cilat synojnë mirëqenien dhe mbështetjen emocionale të të burgosurave gjatë qëndrimit të tyre në institucion”.
Njoftimi i plotë:
Sot në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, artistët e njohur Leonora Jakupi dhe Asim Gashi kanë mbajtur një koncert të veçantë për gratë e burgosura, duke sjellë momente të veçanta dhe atmosferë pozitive brenda kësaj qendre.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të angazhimeve për organizimin e aktiviteteve sociale dhe kulturore, të cilat synojnë mirëqenien dhe mbështetjen emocionale të të burgosurave gjatë qëndrimit të tyre në institucion.
Në shenjë falënderimi për kontributin dhe gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e këtij aktiviteti, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimi Korrektues i Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Drejtorin e Qendrës Korrektuese për Femra, Ylber Topalli, ndanë nga një dhuratë për dy artistët, të punuar nga vetë të burgosurat e kësaj qendre.