Mimoza Ahmeti fiton Ferma VIP 3
Showbiz
June 16, 2026 - 08:01
Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma VIP.
E bërë pjesë e këtij reality show që nga dita e parë, Moza ka arritur të fitojë zemrat e shqiptarëve, duke dalë më e votuara.
Në podin final, Moza ishte bashkë me Ilirin, ku me shumicë votash ajo ka marrë çmimin e madh prej 129 mijë eurove.
“Falenderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithësecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”, tha Moza.
Në vend të tretë u rendit Visi, në vend të katërt Soni dhe në vend të pestë Bujaka.