Bebe Rexha nderohet me “Female Icon Award 2026”

Bebe Rexha nderohet me “Female Icon Award 2026”

Showbiz May 05, 2026 - 13:27

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është shpërblyer me çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards, në vlerësim të kontributit të saj në muzikën dance.

Vitet e fundit ajo ka qenë shumë aktive në zhanrin euro-dance, duke sjellë hite globale si I'm Good (Blue), One in a Million dhe New Religion.

Ky çmim shënon një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj, duke konfirmuar ndikimin e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës elektronike.