Skandal në Ferma VIP, fermerja ofendon rëndë Arbana Osmanin
Një moment i pakëndshëm ka shënuar mbrëmjen e fundit të spektaklit Ferma VIP, kur fermerja Fabiola ofendoi Arbana Osmanin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Incidenti ndodhi menjëherë pas eliminimit të Adionit, i cili humbi përballë Mozës në televotim, pas përplasjeve të vazhdueshme mes tyre gjatë qëndrimit në fermë.
Teksa moderatorja i kërkoi të ruante qetësinë, Fabiola reagoi ashpër përmes lidhjes live, duke përdorur fjalor fyes dhe duke e quajtur “kuçkë”.
Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku është kritikuar gjuha e përdorur dhe mungesa e etikës në një program me audiencë të gjerë.
Pamjet e incidentit po qarkullojnë gjerësisht online, duke rikthyer në vëmendje debatin mbi kufijtë e komunikimit në ekran dhe përgjegjësinë publike të personazheve televizive.