Nga eleganca te guximi, paraqitjet më të spikatura të Met Gala 2026
Mbrëmja e Met Gala-s së këtij viti ka përfunduar dhe tashmë ka dalë edhe lista e Vogue për 'yjet me paraqitjen më të mirë' në 2026.
Emrat më të njohur të showbiz-it u ngjitën shkallëve të Muzeut Metropolitan të Artit në New York, duke sjellë para publikut veshje teatrale që u bënë menjëherë temë diskutimi.
Siç pritej, pamjet më të spikatura të natës u përqendruan te ata që e interpretuan me kujdes temën e këtij viti, “Costume Art” (që eksploron rolin qendror të trupit të veshur) si edhe kodin e veshjes “Fashion is Art”.
Shumë nga kombinimet më të vlerësuara ishin krijime të menduara me qëllim, që prekën motive të ngjashme me ato të ekspozitës së re të Costume Institute brenda Met-it.
Në veçanti, u dalluan veshjet që vendosnin theks të fortë te silueta dhe te mënyra se si forma e trupit theksohej apo fshihej nën veshje.
Sepse Met Gala nuk është thjesht një natë 'veshjesh për qejf', por një hapësirë ku moda shndërrohet në tregim, simbolikë dhe, shpesh, edhe në thyerje pritshmërish.
Më poshtë, Vogue sjell listën e "yjeve të veshur më bukur" në Met Gala 2026:
Beyonce

Blue Ivy, Beyonce dhe Jay Z

Rihanna dhe ASAP Rocky

Anna Wintour

Ashley Graham

Cara Delevingne

Nicole Kidman

Gigi Hadid

Kylie Jenner

Hailey Bieber

Sabrina Carpenter

Kendall Jenner

Cher

Kim Kardashian

Lauren Sanchez
