Miri: Jam keqkuptuar te ndjesia për dashurinë për Selin

Miri: Jam keqkuptuar te ndjesia për dashurinë për Selin

Showbiz April 15, 2026 - 22:06

Armir Shahini - Miri ka dhënë intervistën e tij për Big Brother Radio me Jonida Aliçkollin.

Ai ka folur për rrugëtimin e tij brenda këtij formati, me të mirat dhe të këqijat që ka kaluar.

I pyetur se për çfarë mund të jetë keqkuptuar gjatë kësaj periudhe, këngëtari ka folur për raportin me Selin Bollatin.

"Jam keqkuptuar te ndjesia për dashurinë për Selin", u shpreh ai.

Anëtari i "West Side Family" e ka treguar edhe një herë se nuk ka ndjenja për finalistën e parë të këtij edicioni.

Ndërkaq, ai tregoi se përse mendon se e meriton fitoren në këtë reality shou.

Nëse nuk do të ishte ai, Miri thotë se e fiton Selin Bollati. /telegrafi