“Kemi luajtur si top futbolli me të”, Rogerti e Selin flasin për Mirin
Ndërsa finalja e madhe e së shtunës po afrohet, aleancat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po duken më të lëkundura se kurrë.
Së fundmi, në një moment reflektimi, Rogerti dhe Selin kanë diskutuar lojën e Mirit dhe strategjinë e tij gjatë gjithë edicionit.
“Kjo ka qenë loja e Mirit që 120 ditë këtu brenda. Ne kemi luajtur si top futbolli me Mirin", u shpreh ai.
“Miri i drejtohej Nikol me pyetje të koduara si ‘A je dakord për atë gjënë?’, dhe kur e pyesja për çfarë bëhej fjalë, nuk jepte asnjë shpjegim".
“Prandaj unë Mirit nuk i kam besuar fare. Kam shkuar disa herë në Dhomën e Rrëfimit duke thënë se une atij nuk i besoj, se nuk i besoj mor vlla", theksoi mes tjerash Rogerti.
Edhe Selin ka shprehur pakënaqësitë e saj, duke deklaruar: "Është një tentativë për të krijuar skenarë që unë nuk i kam parë fare".
Në finale kanë mbetur katër konkurrentë: Selin, Mateo, Miri dhe Rogert, ndërsa gjithçka pritet të vendoset në natën e madhe të së shtunës.