Ilir Shaqiri nderohet në Shqipëri: Këtë mirënjohje dua ta ndaj me çlirimtarët
Showbiz
April 15, 2026 - 11:01
Këngëtari Ilir Shaqiri është nderuar në Shqipëri, në një ceremoni ku ai është shfaqur i emocionuar gjatë fjalës së tij.
Shaqiri tha se këtë mirënjohje e ndan me çlirimtarët e Kosovës, duke aluduar për krerët e UÇK-së në Hagë, për të cilët ka dedikuar edhe këngë.
“Para tri dekadash në këtë skenë kam interpretuar një këngë të titulluar jam Evropë. Sot e shoh çdo ditë e më shumë Shqipërinë, ajo bëhet zonjë e vërtetë në sytë e Evropës dhe botës. Ndihem shumë i nderuar. Këtë mirënjohje, nderim, dua që ta ndajë me brezin që formësoi dhe e bëri lirinë dhe pavarësinë e republikës së Kosovës. Dua ta ndaj me çlirimtarët e Kosovës”, tha Shaqiri.