Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Fillojnë performancat përsëri dhe këtë vit në “Rave” me Geri Grudën

Fillojnë performancat përsëri dhe këtë vit në “Rave” me Geri Grudën

Showbiz January 07, 2021 - 13:32

E kësaj here kemi të ftuar një superartist nga Shqipëria, i cili ka të përgatitur një set, që do t’u japë të gjithëve energji pozitive në këtë kohë të pandemisë.

Na ndiqni këtë të diel, në orën 21:00.

Gruda, DJ dhe arkitekt, e sheh muzikën si një udhëtim midis tingujsh e ngjyrash.

Gjithçka filloi me dëshirën për të shprehur stilin e tij nëpërmjet miksimeve, si Còrdoba, Before The Sunrise, Elegance, Miami House, Kamomil, Purple Shadow, Traditional Spirits etj.

Zhanret që ai luan variojnë nga Oriental Deep House në Progressive Dub Tech. Gjatë viteve të fundit e ka ndarë skenën me artistë botërorë, si Alex Kennon, Heidi, Roy Rosenfeld etj., duke performuar kështu në festivale, street parties dhe klube të ndryshme në Shqipëri, Kosovë dhe Itali.