Rikja e hodhi thumbin, por për kë: Pikë loti nuk ka

Rikja e hodhi thumbin, por për kë: Pikë loti nuk ka

Showbiz May 05, 2024 - 08:24

Romeo Veshaj u surprizua mbrëmë nga vëllai i tij Mario. Banorët u përlotën, mirëpo kamera kapi edhe Heidin, e cila u duk e qeshur dhe aspak e prekur. Duket se sjellja e saj ka lënë vend për koment.

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Rike Roçi, ka bërë një postim pas shfaqjes së këtij momenti, koment që duket si ‘kunj’ për sjelljen Heidit.

‘Pik loti nuk ka’– shkruan Rike, ndërkohë që shoqëron postimin me emoji në formën e akullit dhe të borës, për të treguar ftohtësi.

Kujtojmë se Heidi është cilësuar nga shumë banorë si e ftohtë dhe pa asnjë emocion.

Image