Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla: Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan

Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla: Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan

Showbiz May 04, 2024 - 23:20

Egla fitoi një avantazh nga “Vëllai i Madh”, për të çuar në nominim dy persona për të zgjedhur finalistin e parë.

Por Heidi dhe Romeo nuk e dinë këtë fakt dhe mendojnë se sot një prej tyre do dalë nga shtëpia. Nga kjo, ata janë shprehur të lënduar nga Egla dhe të zhgënjyer.

Heidi: Nuk e mendoja, nuk e prisja të na vinte kokë më kokë sepse kemi qenë njerëzit më afër saj. Prisja të fuste Meritonit, sepse nga ai ka përjetuar ditët e ferrit siç thotë. Me Julin çfarë nuk i kanë thënën njëri-tjetrit. Por dukej kjo gjë, sepse kështu e nxorri veten e vet. Unë jam natyrë që gjithmonë vë veten në dyshim. Shpesh i kam bërë pyetje vetes kur ishim zënë, por tani e nxorri veten. Është manipuluese e nivelit të lartë dhe kjo është një sakrificë që duhet. Është ajo që vetëm kërkon debat, provokimet ishin të shumta, tregon që është dhe frikacake. Më mirë të kishe futur veten dhe Romeon ose me mua.

Egla: Nuk dua të kujtoj këto ditë, reagimet e Heidit. Këto kanë ndodhur. Heidi më rrafshoi, nuk më ka respektuar kurrë thënë të drejtën. Ka një mënyrë reagimi që nuk e them dot. Nuk më përballon dot, më ka thënë fjalë të rënda që më ka lënduar. Një nga ato ka qenë kur më ka thënë ‘Dukesh ti që ke nevojë për ato lekë”.

Heidi: Nëse arrin të shesësh veten ke nevojë shumë për ato lekë.

Egla: Këtë fytyrën e Heidit më pëlqen ta shoh, por jo të transformuar në këtë mënyrë. I kam thënë që më vjen keq që je kaq jo inteligjente, kisha projektuar një imazh tjetër.

Romeo: Unë nuk kuptoj Eglën kur thotë që kam xhan një njeri që e çon në nominim. /telegrafi