Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Showbiz May 05, 2024 - 00:59

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother VIP3.

Por fillimisht kujtojmë se të shtunën e kaluar Egla ishte banorja e cila u zgjodh lidere në televotimin e hapur nga “Vëllai i Madh” dhe kjo erdhi me një avantazh.

Avantazhi nga “Vëllai i Madh” për Eglën i dha të drejtën asaj të vendosë dy banorë në televotim, fituesi do të shkojë në finale dhe tjetri do të qëndrojë në nominim për pjesën tjetër të lojës deri në gjysmë finale.

Sonte (e shtunë), përmes rezultatit të televotimin, më i votuari që të shkojë në finale ishte Romeo Veshaj.

Kjo bën që Heidi Baci të vazhdojë lojën në Big Brother duke shkuar direkt në nominim, ku përveç saj edhe të gjithë banorët tjerë shkuan në nominim. /Zëri