Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Divorci në proces e sipër, Kim dhe Kanye “në luftë” për shtëpinë e tyre 60 milionë dollarëshe!

Divorci në proces e sipër, Kim dhe Kanye “në luftë” për shtëpinë e tyre 60 milionë dollarëshe!

Showbiz January 07, 2021 - 13:08

Gjatë gjithë verës Kim Kardashian dhe Kanye West ishin në qendër të vëmendjes duke u përfolur për ndarje e ribashkime.

Megjithatë, zërat nuk u konfirmuan asnjëherë, por teksa ata u nisën familjarisht me pushime gjatë verës ata shuan çdo thashethem.

E pikërisht, kur njerëzit nuk e prisnin, të gjitha mediat e huaja po raportojnë se ata janë ndarë dhe dokumentet e divorcit janë në proces e sipër.

Burime shumë të sigurta pranë çiftit kanë konfirmuar për “E News” dhe “Page Six” se Kim dhe Kanye i kanë dhënë fund gjithçkaje mes tyre, por këtë gjë ata duan ta mbajnë larg vëmendjes së publikut.

Ndërkaq mediat e huaja raportojnë gjithashtu se çifti është “në luftë” për shtëpinë e tyre 60 milion dollarëshe në “Hidden Hills”.

Rezidenca e tyre në Kalabas është 15,667 metra katrorë dhe ende nuk dihet ç’vendim do të merret në lidhje me këtë.

Image