Dua Lipa kujton paraqitjet ndër vite për “Halloween”

Dua Lipa kujton paraqitjet ndër vite për “Halloween”

Showbiz October 30, 2020 - 20:43

Dua Lipa kujtoi si u duk ndër vite për “Halloween”.

Dua Lipa ashtu sikurse shumë fytyra të tjera publike i kushtojnë kujdes të veçantë paraqitjeve për “Halloween”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, gjatë ditës së sotme ka hapur arkivat e fotografive, teksa sjell imazhe të shumta të realizuara ndër vite.

Ajo tregoi se si është dukur ndër vite për këtë datë, por nuk preferoi të tregonte se si do të duket kësaj radhe.

Dua Lipa vitin e kaluar ishte fotografuar nga paparacët duke blerë kunguj, për t’u përgatitur për “Halloween”.

Mbetet të shihet se si do ta shohim artisten nesër (31 tetor).

Image

Image

Image