Kërcënohet me jetë skenaristi Ard Islami

Kërcënohet me jetë skenaristi Ard Islami

Showbiz tetor 09, 2019 - 12:54
Lexoni detajet

Ard Islami ka marrë një mesazh kërcënues.

Skenaristi i serialit “Shpk Nazi”, Ard Islami, përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se ka pranuar mesazh kërcënues.

Islam ka publikuar mesazhin që ia dërguan në Instagram ku e kërcënojnë, por duket se kjo gjë nuk i bëri shumë përshtypje.

“Dmth që në ditën e parë, urime Kosovë”, ka shkruar ai.

Ndërsa në mesazhin kërcënues shkruhet “Mbaje në mend Ard Islami. Kemi me iu vjerrë në shesh juve edhe krejt bashkëpunëtorët e PDK-së. Ka ardhë koha jonë edhe krejt këto punë që i bëni, ne kemi me ra, dhe ju do të ndaleni. Edhe atë serialin që e keni promovuar Kadri Veselin edhe krejt punët që i bëni ju. Tash është koha jonë!”.

Image