Bes Kallaku reagon ashpër pas lajmeve të rreme për aksident

Bes Kallaku reagon ashpër pas lajmeve të rreme për aksident

Showbiz nëntor 13, 2018 - 18:56
Lexo tjera detaje

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku konsiderohen si çifti më i komentuar në botën e shoubizit.

Përveç se njihen për sukseset e tyre në punë dhe jetën e lumtur bashkëshortore, Xhensila dhe Besi shpesh janë prekur nga lajmet e rreme që janë shkruar për ta, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ishte një i tillë i cili thoshte në atë atë se dyshja kanë pësuar aksident dhe gjendja e Xhensila është në gjendje kritike.

Pas gjitha këtyre, komediani i njohur ka ardhur me një reagim të ashpër ku mohon aksidentin.

‘’Gjithcka ka nje limit, deri ktu jo, nuk mund te kuptohet dhe as te pranohet nje lajm apo nje titull i tille per disa klikime me shume. Turp dhe injorance e madhe te abuzosh ne kte menyre. Lavdi Zotit jemi mire vete dhe ska ndodhur asgje, por po na le zemra Ijen, mamane, prindrit e familjaret duke lexu keto idiotsira qe perhapen pa filtra’’, ishin fjalët e tij.

Image