Djali i Ramadan Krasniqit i ka të gjitha, por këtë boshllëk nuk e zëvendëson asgjë!
Showbiz
November 23, 2017 - 22:50
Këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi ka vetëm një djalë të quajtur Andi, të cilit i ka kushtuar këngë që në fëmijëri.
Kënga e “Andit” u bë hit asaj kohe, e madje shumë fëmijë u quajtën kështu.
Andin asnjëherë nuk i ka munguar asgjë, pos të ëmës, e cila iku nga kjo botë në moshë të re.
Bashkëshortja e Danit me ikjen e saj të parakohshme nga kjo jetë, la boshllëk të jashtëzakonshëm në jetën e tij dhe të fëmijëve të tij, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtari nuk u martua asnjëherë, ndërkohë që fëmijët e kanë atë çdo gjë, nënë e baba, e kështu kanë thënë edhe ata vetë në një emision televiziv.