Festë në familjen e kryeministrit Haradinaj
Showbiz
October 12, 2017 - 09:30
Familja e kryeministrit Ramush Haradinaj sot ka festë, shkruan “Zeri.info”.
Bashkëshortja e Haradinajt, Anita, sot feston ditëlindjen e saj të 37-të.
E se çfarë dhurate do t’i bëjë kryeministri bashkëshortes së tij, kjo mbetet të shihet gjatë ditës së sotme, transmeton “Zeri.info”.
Por, padyshim se kjo do të jetë një ditë e bukur si për kryeministrin Haradinaj ashtu edhe për bashkëshorten e tij, Anitën.
Kujtojmë, se Anita dhe kryeministri Haradinaj kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. /ZËRI/