“Martesa” – dashuri, traditë dhe kujtesë arbëreshe në skenë

“Martesa” – dashuri, traditë dhe kujtesë arbëreshe në skenë

Kultura October 20, 2026 - 13:27

Në Histrionski dom në Zagreb u shfaq drama muzikore “Martesa”, e frymëzuar lirshëm nga vepra Il Carmine nuziale e Jeronim De Radës. Shfaqja solli në skenë një pjesë të çmuar të trashëgimisë arbëreshe dhe të kulturës sonë.

Drama muzikore “Martesa” u mbajt në Histrionski dom në Zagreb, si pjesë e edicionit të katërt të Mbrëmjeve Teatrore të Pakicave Kombëtare. Kjo veprimtari u organizua nga Shoqëria Dramatike Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”, me mbështetjen e Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë.

Shfaqja u prezantua nga “Voci di Pace” dhe “Maschera e Velo” APS nga Italia, duke krijuar një lidhje të veçantë mes kulturës arbëreshe dhe publikut në Zagreb.

Përmes personazheve, muzikës dhe atmosferës së dasmës, vepra ndërthuri emocionin artistik me kujtesën dhe traditat që kanë përcjellë brez pas brezi shpirtin shqiptar. Interpretimi dhe ndërthurja e teatrit me muzikën krijuan një përjetim të veçantë, ku dashuria, familja dhe zakonet morën jetë para publikut.

Vepra e De Radës, një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë arbëreshe, dëshmon edhe një herë se arti është urë që lidh kohët, vendet dhe identitetet. “Martesa” na kujtoi se tradita vazhdon të jetojë sa herë që interpretohet, ndahet dhe përcillet te brezat e rinj.

Në Histrionski dom në Zagreb u shfaq drama muzikore “Martesa”, e frymëzuar lirshëm nga vepra Il Carmine nuziale e Jeronim De Radës. Shfaqja solli në skenë një pjesë të çmuar të trashëgimisë arbëreshe dhe të kulturës sonë.

Kujtojmë se drama muzikore “Martesa” u shfaq më 18 tetor në Histrionski dom në Zagreb, si pjesë e edicionit të katërt të Mbrëmjeve Teatrore të Pakicave Kombëtare. Kjo veprimtari u organizua nga Shoqëria Dramatike Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”, me mbështetjen e Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë.

Shfaqja u prezantua nga “Voci di Pace” dhe “Maschera e Velo” APS nga Italia, duke krijuar një lidhje të veçantë mes kulturës arbëreshe dhe publikut në Zagreb.

Përmes personazheve, muzikës dhe atmosferës së dasmës, vepra ndërthuri emocionin artistik me kujtesën dhe traditat që kanë përcjellë brez pas brezi shpirtin shqiptar. Interpretimi dhe ndërthurja e teatrit me muzikën krijuan një përjetim të veçantë, ku dashuria, familja dhe zakonet morën jetë para publikut.

Vepra e De Radës, një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë arbëreshe, dëshmon edhe një herë se arti është urë që lidh kohët, vendet dhe identitetet. “Martesa” na kujtoi se tradita vazhdon të jetojë sa herë që interpretohet, ndahet dhe përcillet te brezat e rinj. /kultplus

Image