Restaurohet Mulliri i Cermjanit në Gjakovë, rikthehet në jetë një pjesë e trashëgimisë kulturore
Mulliri i Cermjanit në Gjakovë është restauruar, duke rikthyer në jetë një pjesë të trashëgimisë kulturore që dëshmon traditën dhe mënyrën e jetesës së brezave të kaluar.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe përcjelljes së vlerave historike te brezat e ardhshëm.
Përmes një njoftimi, Bogujevci ka bërë të ditur se puna për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore do të vazhdojë, me synimin që monumentet dhe vlerat tradicionale të ruhen dhe të mbeten pjesë e identitetit kulturor.
Restaurimi i Mullirit të Cermjanit paraqet një hap në ruajtjen e gjurmëve të së kaluarës dhe të trashëgimisë që pasqyron traditat dhe mënyrën e jetesës së komunitetit ndër breza.