Teatri Kombëtar i Kosovës do të nisë sezonin e ri me “Romeo dhe Xhulieta”
Teatri Kombëtar i Kosovës nis sezonin e ri teatror me një nga veprat më të njohura të dramaturgjisë botërore, “Romeo dhe Xhulieta” të William Shakespeare, përcjell KultPlus.
Shfaqja, e cila sjell në skenë historinë e dashurisë së pavdekshme të dy të rinjve nga familjet rivale, vjen nën regjinë e Ilir Bokshit, duke rikthyer një prej klasikëve më të rëndësishëm të teatrit para publikut kosovar.
Në vijim, KultPlus ua sjell njoftimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës:
Autor: William Shakespeare
Regjia: Ilir Bokshi
Dramaturge: Zoga Çeta Çitaku
Kompozitor: Memli Kelmendi
Skenograf: Petrit Bakalli
Kostumografe: Njomëza Luci
Koreograf: Robert Nuha
As. Regjie: Ardiana Mehmeti
Aktorë:
Valmir Krasniqi, Qendresë Jashari, Teuta Krasniqi, Edona Reshitaj, Florije Bajoku, Shpejtim Kastrati, Ylber Bardhi, Veton Osmani, Edlir Gashi, Gani Rrahmani, Blin Mani, Etnike Bogaj, Rrezon Zhinipotoku, Ereza Sejdiu, Labinot Rraci, Ercan Mehmeti, Erina Sahiti, Aurora Hyseni, Erdonis Gashi, Lis Maliqi, Ema Bislimi, Erza Osmani, Medin Beqiri, Alban Goranci dhe Elton Tahiri. /kultklus