Teatri Kombëtar i Kosovës sjell shfaqjen “Martesa” më 16 qershor
Kultura
June 14, 2026 - 23:37
Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se do të sjellë para publikut shfaqjen “Martesa”, me tekst të autorit Witold Gombrowicz dhe me adaptim e regji nga Norbert Rakowski.
Shfaqja do të jepet më 16 qershor 2026, duke filluar nga ora 20:00, ndërsa në role interpretojnë aktorët Armend Smajli, Shkelzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Era Balaj dhe Adhurim Demi.
Sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, dramaturge e shfaqjes është Zoga Çeta Çitaku, ndërsa në realizimin e saj kanë kontribuar edhe një ekip i gjerë artistësh dhe bashkëpunëtorësh vendorë e ndërkombëtarë.
Për rezervimin e biletave, të interesuarit mund të dërgojnë SMS me emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në numrin 044 430 693./KultPlus