“Lufta e fshehur, Anteu” nga Buxhovi do të promovohet në Gjakovë

“Lufta e fshehur, Anteu” nga Buxhovi do të promovohet në Gjakovë

Kultura April 28, 2026 - 10:37

Libri që është botuar së fundi  “Lufta e fshehur, Anteu” nga Jusuf Buxhovi do të promovohet në Gjakovë, më 30 prill në bibliotekën e qytetit “Ibrahim Rugova”. Promovimi do të fillojë në orën 12:00. 

Kjo prozë paraqet një eksperiment artistik që ndërthur dy dimensione të ndryshme të realitetit. Në njërën anë, autori trajton “luftën e fshehur” si një gjendje jetësore, duke pasqyruar një realitet të zymtë e tragjik. Në këtë hapësirë, personazhe të margjinalizuara si pijanecë, dylberë, matrapazë, prostituta dhe tregtarë të ndryshëm bashkëjetojnë edhe në rrethana të dhunshme, të mbushura me krime dhe tensione. Ngjarjet zhvillohen në zonën përreth lumit Krena, konkretisht mes Urës së Taliqit dhe asaj të Namazxhasë, duke krijuar një atmosferë të errët dhe simbolike të një shoqërie në krizë. /kultplus