Këmbësori goditet në zebra nga një veturë afër postës kryesore në Prishtinë

Këmbësori goditet në zebra nga një veturë afër postës kryesore në Prishtinë

Kronika November 23, 2026 - 13:58
Qytetari goditet nga një veturë në vendkalimin për këmbësor

Një këmbësor është goditur nga një veturë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, në afërsi të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Sipas pamjeve të siguruara nga “Zëri”, këmbësori është goditur nga një shofer i një kompanie të taksive në zebra.

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka arritur ekipi mjekësor, përderisa “Zëri” është në pritje të informatave zyrtare nga Policia e Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksident.

Image