Policia arreston dy persona në Podujevë, konfiskohen dy armë dhe 17 fishekë
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në Podujevë ka arrestuar dy persona.
Po ashtu gjatë këtij intervali kohor janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 17 fishekë.
Rastet e raportuara:
Podujevë / 19.11.2026 – 22:00. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me nëntë copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Podujevë / 22.11.2026 - 10:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pushkë gjuetie dhe tetë fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.