Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, kërcënoi me thikë punëtoren, i grabiti 7660 euro
Kronika
November 20, 2026 - 16:38
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për grabitje.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri më 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, shkon në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, tek “R.M.T” i maskuar dhe me thikë e ka kërcënuar punonjësen dhe më pas ka marrë nga dollapi 7660 euro.
“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.