Arrestohet në Junik personi i dënuar me një vit burgim për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
Foto: Laura Hasani

Arrestohet në Junik personi i dënuar me një vit burgim për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Kronika November 20, 2026 - 15:01

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, cili ishte dënuar me një vit burgim për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Rasti ka ndodhur më 20 nëntor rreth orës 09:20 në Junik.

Sipas Policisë, pas lokalizimit dhe arrestimit i njëjti në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, është dërguar në institucionin përkatës korrektues për vuajtjen e dënimit të shqiptuar.

Postimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Junik, 20 nëntor 2026

Njësitet kompetente policore në kuadër të Stacionit Policor në Junik, më 20.11.2026, rreth orës 09:20, pas një pune operative, kanë arrestuar personin A. Sh., të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë.

Personi i arrestuar ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Pas lokalizimit dhe arrestimit, i njëjti, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, është dërguar në institucionin përkatës korrektues për vuajtjen e dënimit të shqiptuar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të organeve kompetente të drejtësisë dhe në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. /Zëri