Rasti në Suharekë, dyshohet se viktima u qëllua në prani të gruas dhe vajzës së mitur

Rasti në Suharekë, dyshohet se viktima u qëllua në prani të gruas dhe vajzës së mitur

Kronika November 18, 2026 - 16:29

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin Rr.H., lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi të mërkurën në një parking të një qendre tregtare në Suharekë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:03, pas një mosmarrëveshjeje të çastit.

Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit nga Prokuroria, i dyshuari Rr.H. dyshohet se ka privuar nga jeta me armë zjarri personin me inicialet S.D., në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës.

Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipet e krim-teknikës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari po hetohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Ndërkohë, hetimet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po vazhdojnë për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. /Zëri