Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë
Foto: Laura Hasani

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

Kronika November 18, 2026 - 13:43

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e S. Dakës, rreth 60 vjeç, në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se i dyshuari është lokalizuar dhe më pas është arrestuar.

Ndërkohë, viktima ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, të cilave nuk ka arritur t’u mbijetojë.

Sipas informacioneve të para, ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti në një parking. /klankosova