Vdes personi që u plagos në Suharekë
Kronika
November 18, 2026 - 13:30
Ka vdekur personi i cili u plagos gjatë ditës së sotme në Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Uka.
Ai bëri të ditur se viktima, S. Daka, rreth 60-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkaq, sipas informacioneve të para, viktima u plagos për shkak të një konflikti për parking. /klankosova