Incident me thikë pranë një shkolle në Gjilan, dy të mitur të lënduar
Kronika
November 11, 2026 - 13:53
Një incident ka ndodhur para pak çastesh në Shkollën e Mesme Ekonomike në Gjilan.
Siç mëson “Zëri”, dy të mitur janë therur me thikë pranë kësaj shkolle, mirëpo ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Zeri.info është në pritje të përgjigjes së Prokurorisë Themelore të Gjilanit për të mësuar rreth motivit dhe detajeve të tjera të këtij incidenti dhe do t’ju mbajë të informuar. /Zëri