Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë 20 mijë euro
Kronika
September 10, 2026 - 11:31
Të mërkurën, Policia e Kosovës ka identifikuar një automjet të dyshimtë në brezin kufitar me Maqedoninë e Veriut.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit të këtij automjeti janë gjetur mallra të dyshimta, vlera e të cilave sillet rreth 20 mijë euro.
“Lidhur me rastin i dyshuari i cili për mallin e ngarkuar nuk kishte nën posedim dokumentet përkatëse, është shoqëruar së bashku me automjet në SPMK-Kllokot për procedim të mëtutjeshëm të rastit, ndërsa në konsultim me prokurorin malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri