Dyshohet se kishte dokument të falsifikuar, arrestohet shtetasi serb në Merdar
Foto: Laura Hasani

Dyshohet se kishte dokument të falsifikuar, arrestohet shtetasi serb në Merdar

Kronika September 08, 2026 - 09:17

Një shtetas i Serbisë është intervistuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kishte në posedim një dokument identifikues të falsifikuar.

Rasti është raportuar më 7 shtator, rreth orës 17:40, në pikën kufitare në Merdar, teksa i dyshuari po kalonte kufirin nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit është dyshuar se dokumenti identifikues që kishte me vete ishte i falsifikuar.

“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi i njëjti gjatë kalimit të kufirit nga Republika e Kosovës për në Serbi dyshohet se kishte nën posedim një dokument identifikues të falsifikuar”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”, ndërsa ai është liruar dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt. /Zëri