Humb jetën në plazhin e Velipojës 68-vjeçari nga Kosova
Kronika
September 07, 2026 - 17:23
Një 68-vjeçar nga Kosova është mbytur pasditen e së hënës në plazhin e Velipojës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”.
Siç shkruan Euronewsal, viktima, shtetasi kosovar me inicialet S. B., 68 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.
Pavarësisht ndërhyrjes, 68-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.