Një person me probleme mendore në Klinë vret motrën e tij, e lëndon rëndë nënën
Një rast i rëndë është raportuar më datë 06.09.2026, në fshatin Poterq të Klinës, ku një person me probleme mendore fillimisht ia ka vënë flakën krevatit në të cilin qëndronte motra e tij, e më pas në dhomën tjetër e ka sulmuar me mjet të fortë nënën e tij, të cilave u ka shkatuar lëndime të rënda trupore.
Policia e Kosovës bën të ditur se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar i dyshuari, kurse viktimat janë dërguar për trajtim në spital.
“Sot, mëdatën 07.09.2026, Policia është njoftuar se vajza e cila kishte lëndime nga zjarri, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatë.
Policia njofton se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, Mirëpo për shkak të gjendjes së tij të rënduar psikike, është vendosur në spitalin rajonal në Pejë, në Repartin e Psikiatrisë në përkujdesje të personelit mjekësor, nën mbikëqyrjen e zyrtarëve policorë. /Zëri