Aksident në magjistralen Gjakovë – Prizren, policia jep detaje

Aksident në magjistralen Gjakovë – Prizren, policia jep detaje

Kronika September 02, 2026 - 20:59

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjakovë–Prizren, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se dy persona kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet kompetente.

Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në magjistralen Gjakovë–Prizren. Njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe, deri më tani, dy persona kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente policore”m ka thënë Krasniqi.