17-vjeçari u godit për vdekje nga vetura në Veternik

17-vjeçari u godit për vdekje nga vetura në Veternik

Kronika September 02, 2026 - 18:16

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Ferizaj-Prishtinë, më saktësisht në Veternik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Klankosova.tv se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor

SPSi pasojë e aksidentit këmbësori ka vdekur. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK" ka thënë Ahmeti.