Arrestohet një person në Junik, i sekuestrohen pushka gjysmautomatike dhe 40 fishekë

Arrestohet një person në Junik, i sekuestrohen pushka gjysmautomatike dhe 40 fishekë

Kronika August 28, 2026 - 14:40

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, gjatë një kontrolli në një shtëpi në Junik.

Sipas Policisë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë, e mbështetur nga Njësia për Reagim të Shpejtë në Pejë dhe Stacioni Policor në Junik, ka zbatuar më 28 gusht një urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Pejë për kontroll në shtëpinë e personit të dyshuar, në rrugën “Lush Musa”.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmautomatike, 40 fishekë të kalibrit 7.62 x 39 mm, katër thika, një boks metali, një sprej dhe një set pajisjesh për pastrimin e armës.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri