Aksident trafiku në Sllatinë, përplasen tri vetura – gjashtë të lënduar
Foto: Laura Hasani

Aksident trafiku në Sllatinë, përplasen tri vetura – gjashtë të lënduar

Kronika August 20, 2026 - 20:59

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë saktësisht në Sllatinë.

Në aksident të përfshira ishin tri vetura, kurse 6 persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi.

“Më datë 20.08.2026 rreth orës 16:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë.Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Ejupi. /klankosova