Dy persona arrestohen pas përleshjes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Dy persona arrestohen pas përleshjes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Kronika August 20, 2026 - 08:58

Dy persona janë arrestuar të mërkurën rreth orës 16:53, pasi dyshohet se janë përleshur mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Policia bën të ditur se të dyshuarve u është ofruar trajtim mjekësor, si dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Zëri