Burri në Hajvali pas një konflikti shtyn gruan shkallëve, ndërhyn policia
Foto: Laura Hasani

Burri në Hajvali pas një konflikti shtyn gruan shkallëve, ndërhyn policia

Kronika August 20, 2026 - 08:55

Një rast i dhunës në familje është raportuar më datë 19.08.2026, rreth orës 15:00, në Hajvali të Prishtinës.

Sipas Policisë, dyshohet se një burrë pas një konflikti e ka shtyrë gruan e tij shkallëve, e cila më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri